Risia e videos "Live" të Instagramit, tanimë jo vetëm për amerikanët

Pas publikimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "Instagram" ka zgjeruar dhe më tej mundësinë e videove "Live" në rubrikën Stories duke e bërë atë funksionale edhe për përdoruesit në shtete të tjera...

Risia e videos "Live" të Instagramit, tanimë jo vetëm për amerikanët

Pas publikimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "Instagram" ka zgjeruar dhe më tej mundësinë e videove "Live" në rubrikën Stories duke e bërë atë funksionale edhe për përdoruesit në shtete të tjera.

"Çdo ditë 150 milionë persona përdorin Instagram Stories dhe Live për ta është një mundësi më shumë për të qenë në kontakt me miqtë dhe ndjekësit", është shprehur një prej drejtuesve të kompanisë.

Për të filluar një lidhje direkte, mjafton të shkoni në të djathtë në fotokamerën e Stories dhe të aktivizoni mënyrën "Live" dhe lidhja direkte do të përfundojë në momentin që përfundoni regjistrimin.

Gjatë "Live" mund të vendosni dhe ndonjë koment që t’ia tregoni të gjithëve apo të çaktivizoni të gjitha komentet. Gjithashtu mund të zbuloni lidhjet direkte më interesante që po ndodhin në një moment të caktuar përmes funksionit "Top Live" në seksionin Explore të "Instagram".

Storie është një funksion që u publikua gushtin e kaluar, njësoj si Snapchat, ku mund të bësh një rrëfim të ditës përmes fotove dhe videove. Ato zhduken brenda 24 orësh.



Lajme të ngjashme