Mercedes-Benz me modele krejtësisht elektrike në vitin 2020

Gjiganti gjerman i automobilave “Mercedes-Benz”, ecën me hapa të mëdhenj duke marrë në konsideratë edhe përshpejtimin që qeveria Gjermane synon t’i japë motorëve elektrikë...

601593
Mercedes-Benz me modele krejtësisht elektrike në vitin 2020

Gjiganti gjerman i automobilave “Mercedes-Benz”, ecën me hapa të mëdhenj duke marrë në konsideratë edhe përshpejtimin që qeveria gjermane synon t’i japë motorëve elektrikë, drejt tregtimit të modeleve që do të bëjnë pjesë në markën e re EQ (inteligjencë elektrike, një modifikim i siglës së famshme IQ), që u shpall në fund të shtatorit në sallonin e Parisit.

Etapa e dytë e këtij rrugëtimi, që brenda vitit 2025 do të sjellë një gamë të përbërë nga 10 modele 100 për qind elektrikë, është prezantuar nga njoftimi zyrtar i uzinës në Bremen, në Gjermani, ku në fund të kësaj dekade do të fillojë prodhimin e modelit të parë të gamës EQ.

Këtë njoftim e dha vetë drejtori i përgjithshëm i grupit “Daimler” dhe përgjegjës i “Mercedes-Benz Cars”, Dieter Zetsche, i cili deklaroi se “për modelin e parë të familjes EQ, Mercedes do të mbështetet në ata që janë nga partnerët më të rëndësishëm në rrjetin tonë botëror të prodhimit, kolegët e Bremen”.

Modeli i parë që do të dalë nga kjo uzinë do të jetë një suv-coupe sportiv i frymëzuar nga koncepti EQ, që u paraqit muajin e kaluar në Paris. Bateritë që do të shërbejnë për familjen EQ do të zhvillohen dhe prodhohen duke filluar nga vitit 2018 në Kamenz, në Saksoni, nga kompania “Accumutive” e grupit “Daimler”, ku që tani, në kuadër të një investimi prej 500 milionë eurosh, prodhohen bateritë për modelet “Smart” dhe për modelet elektrike të Benzit.

Në këtë fabrikë prodhohen gjithashtu edhe sisteme të pazakonta për magazinimin e energjisë elektrike dhe bateritë për modelet hibride prej 48 Volt.



Lajme të ngjashme