“Twitter” përjashton fotot, videot dhe GIF nga kufizimi i 140 karaktereve

“Twitter” ka filluar aplikimin e ndryshimeve të shumëpritura në mënyrën sesi rrjeti social llogarit kufizimin e 140 karaktereve gjatë publikimit të “cicërimave” (tweets)...

573767
“Twitter” përjashton fotot, videot dhe GIF nga kufizimi i 140 karaktereve

“Twitter” ka filluar aplikimin e ndryshimeve të shumëpritura në mënyrën sesi rrjeti social llogarit kufizimin e 140 karaktereve gjatë publikimit të “cicërimave” (tweets).

Premtuar që nga maji i këtij viti, rrjeti social konfirmoi në një cicërimë të postuar sot se kufizimi prej 140 karakteresh nuk do të aplikohet për fotot, videot, imazhet GIF dhe përmbajtjet e tjera multimediale. Kjo vlen edhe për sondazhet dhe citimet.

Trego më shumë rreth asaj se çfarë po ndodh! Numërimi i 140 karaktereve përjashton që tani fotot, videot, imazhet GIF, sondazhet dhe cicërimat e cituara”, shkruante kompania “Twitter” përmes llogarisë së saj zyrtare në këtë rrjet social.

Rishikimi i kufizimit të 140 karaktereve për cicërimat erdhi menjëherë pas heqjes së këtij kufizimi nga mesazhet direkte duke e çuar atë në 10.000 karaktere.

Lëvizja më e fundit e rrjetit social vjen në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer besimin tek investitorët, të cilët javët e fundit kanë filluar të mendojnë për mundësinë e shitjes së kësaj kompanie.

Jack Dorsey, aktualisht në pozicionin e CEO-s, që prej 1 viti ka dështuar në realizimin e premtimeve të tij.

Ky ndryshim rezulton një avantazh madhor jo vetëm për përdoruesit e rrjetit social “Twitter”, por edhe për mediat e institucionet tregtare që publikojnë cicërima të shoqëruara me link.



Lajme të ngjashme