Apple: Ja dy risitë e mëdha që do të ketë iPhone 7

Ҫdo vit, Apple na sjell një iPhone të ri. Ka gjithmonë diҫka të re për të treguar, më të mirë, më të shpejtë, më moderne. Megjithatë, këtë herë, zërat thonë se ka dy risi të mëdha që do të vijnë së bashku me iPhone 7…

E para,  “lamtumirë” kufjeve. Sipas "TIME.com", iPhone 7 nuk do të kenë vend për kufjet. Modeli i ri është shumë i hollë dhe më rezistent ndaj ujit, ndaj kjo besohet të jetë edhe një arsye pse do të mungojë "xhepi" i kufjeve. Tani na duhet të përdorim "kufje wireless" apo "kufje connect". Ndryshe apo jo?

Po sipas këtij artikulli në "TIME.com", mësohet edhe se do të ketë ndryshime të tjera teknologjike që do të prezantohen në vitin 2017, që përkon edhe me 10-vjetorin e iPhone.

Risia e dytë: iPhone 7 është plotësisht rezistent ndaj ujit. Nga raportimet e para mësohet se iPhone 7 do të jetë i gjithi një prodhim kundër ujit. Me sa duket kompania edhe këtë herë ka menduar gjithҫka me detaje, ndaj edhe patenta Apple është kujdesur që “të ketë një sistem të balancuar ngjyrash edhe në fotot që bëhen nën ujë”.

Samsung’s Galaxy S7 dhe Note7 janë aktualisht dy prodhime kundër ujit, kështu që nuk kishte kuptim që prodhimi i ri Apple të mos i bashkohej teknologjisë.

Lajme të ngjashme