Solar Impulse arriti të kalojë Atlantikun

Pas fluturimit treditësh nga New York-u avioni sot në mëngjes ateroi në Sevilla, me çka përfundoi fluturimin e tij historik përtej Atlantikut.

Solar Impulse arriti të kalojë Atlantikun

Avioni solar Solar Impulse 2, i cili që nga viti i kaluar udhëton rreth botës, ka kaluar distancën e dytë më të gjatë të rrugës së tij dhe pas fluturimit treditësh nga New York-u sot në mëngjes ateroi në Sevilla, me çka përfundoi fluturimin e tij historik përtej Atlantikut, njoftuan zyrtarët zviceranë.

Aero-klubi i Zvicrës, kompetent për vlerësimin e regjistrimit të fluturimeve, njoftoi se Solar Impulse 2 sot në mëngjes ateroi në Sevilla në jug të Spanjës dhe në këtë mënyrë përfundoi fluturimin 70-orësh të cilin e filloi të hënën.

Pilotët Andre Borchberg dhe Bertrand Piccard, më 5 mars të vitit 2015, në rrugën rreth botës u nisën nga Abu Dhabi. Me projektin e tyre dëshirojnë të tregojnë për shfrytëzimin e burimit të energjisë së pastër, ndërsa deri tani janë kryer 14 etapa.

Dy pilotët deri më tani në 14 etapa kanë kaluar 30 mijë kilometra. Në ajër kanë kaluar rreth 400 orë. Avioni ka shpejtësi mesatare prej 45 kilometrave në orë, ndërsa në periudhën e rrezeve të diellit mund të dyfishojë shpejtësinë.

Avioni peshon 2.3 ton, ndërsa në krahët në shtrirje prej 72 metrave gjenden 17 mijë e 248 panele diellore. Falë baterive të litiumit mund të fluturojë edhe natën. SI 2 deri tani ka qenë në Indi, Birmani, Kinë, Japoni, dhe në disa shtete federale amerikane.



Lajme të ngjashme