Vdes Marvin Minsky, babai i inteligjencës artificiale

Prof. dr. Marvin Lee Minsky, një prej pionierëve të inteligjencës artificiale, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare për shkak të hemorragjisë cerebrale.

Vdes Marvin Minsky, babai i inteligjencës artificiale

Shkencëtari kompjuterik dhe matematikani amerikan ishte një ndër ekspertët më të mirë të inteligjencës artificiale. Si student, ai ndërtoi makinerinë e parë të mësimit me rrjet nervor, duke përdorur tuba vakumi.

Në vitin 1959, bashkë me John McCarthy, ai themeloi laboratorin e inteligjencës artificiale në Institutin e Teknologjisë së Masaçusets. Idetë e profesor Minsky janë të përhapura dhe zbatuara në një sërë fushash, nga gjuha kompjuterike dhe matematika e deri te robotët.

Libri i tij me titull “Shoqëria e Mendjes”, botuar në vitin 1985, konsiderohet si një dokument pune në eksplorimin e ndryshimeve në mekanizma, që ndërveprojnë në inteligjencë dhe mendim. Libri i tij i fundit, “Makina Emocionale”, ofron një model të ri sesi punon mendja.



Lajme të ngjashme