VW : Rritje e shitjeve të në BE, pavarësisht skandalit

Shitjet e makinave të grupit ”Volkswagen” në të gjitha vendet e BE u rritën 8,4 për qind përgjatë shtatorit, pavarësisht skandalit të prodhuesit gjerman të makinave që kishte të bënte me skandalin e fshehjes së sasisë së ndotjes së mjedisit.

VW : Rritje e shitjeve të në BE, pavarësisht skandalit

Ndërkohë, Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Makinave (ACEA) deklaroi se shitjet e VW ishin shumë pak më të vogla krahasuar me shitjen e të gjitha llojeve të makinave, që në BE i rrit 9,8 për qind, thënë ndryshe 1,357 milionë të tilla.

Edhe pse aksionet e VW në bursa ranë 0,3 pikë përqindje, në 23,3, grupi gjerman mbeti sërish në krye të konkurentëve të tjerë, ndërkohë që në vend të dytë ishte grupi francez PSA.

ACEA theksoi se shitjet në tregun evropian të makinave mbeteshin në nivele të kënaqshme, ku rritja më e madhe për tyre ngeli sërish në Spanjë (plus 22,5 për qind) dhe Itali (plus 17,2 për qind).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme