Interneti në Turqi përdoret për mediat sociale

TUIK publikoi rezultatet e studimit të përdorimit të teknologjisë së informatikës.

Interneti në Turqi përdoret për mediat sociale

Institutit turk i Statistikave (TUIK), publikoi rezultatet e studimit të përdorimit të teknologjisë së informatikës nga ana e anëtarëve familjarë të realizuar në prill të këtij viti.

Sipas studimit niveli i përdoruesve të internetit në Turqi të grupmoshave 16-74 vjeç është 55,9%.

Ndërkaq niveli i përdoruesve të rregullt të internetit doli në 94,2%.

Sipas raportit përdorimi i internetit në radhë të parë bëhet për mediat sociale.

Duke marr parasysh qëllimin e përdorimit të internetit, 80,9% e përdoruesve gjatë tremujorit të par të vitit e kanë përdorur internetin për formimin e profileve në mediat sociale, dërgimin e mesazheve ose për shpërndarjen e përmbajtjeve pamore.

Ndërkaq kjo pasohet nga 70,2% të përdoruesve të cilët e përdorin internetin për të lexuar lajme, gazeta ose revista online.

66,3% në mesin e përdoruesve të internetit bëjnë kërkime në lidhje me shëndetësinë, 62,1% ngarkojnë tekste, pamje, fotografi, video ose muzikë për ti publikuar në faqe të ndryshme, ndërsa 59,4% marrin informata në lidhje me mallra dhe shërbime të ndryshme.

Përqindja e individëve të cilët bëjnë porosi të mallrave ose shërbimeve për përdorim personal doli në 33,1%.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme