Microsoft hedh në treg Windows 10, nis "epoka e re" për PC-të

Hedhja në treg e sistemit operativ Windows 10, sipas shefit ekzekutiv të Microsoft, Satya Nadella, është nisja e “një epoke të re” të kompjuterëve personalë (PC).

Microsoft hedh në treg Windows 10, nis "epoka e re" për PC-të

Programi kompjuterik (softuer) u hodh në treg këtë të mërkurë globalisht dhe kjo është një përpjekje e kompanisë për të ndryshuar fatin e saj në industrinë e telefonave celularë.

Windows 10 do të ofrohet si një ‘përmirësim’ falas për shumicën e përdoruesve. Megjithatë kompanitë do duhet të paguajnë për versionin e tyre, që duhet të riinstalohet në kompjuter.

Analistët thonë se strategjia e këtij programi kompjuterik është dizajnuar për të shpejtuar adaptimin. Deri më tani Microsoft ka hedhur në treg çdo vit nga një version të ri të sistemit operativ Windows.

Shefi ekzekutiv i kompanisë shprehet se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Microsoft dhe gjithë industrinë. Gjiganti amerikan shton së kjo do të jetë hedhja e fundit në treg e një programi të tillë, pasi nga ky moment softuerët do të përshtaten gradualisht falas gjatë muajve dhe viteve në vazhdim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme