NASA zbulon një planet të ngjashëm me Tokën

Agjencia hapësinore amerikane, NASA, konfirmoi të enjten gjetjen e një planeti të ngjashëm me Tokën.

NASA zbulon një planet të ngjashëm me Tokën

Në një konferencë për shtyp, NASA bëri të ditur zbulimin e një planeti shumë të ngjashëm me Tokën nga teleskopi hapësinor Kepler, i cili ndodhet në Rrugën e Qumështit. Pretendohet se planeti mund të ketë ujë në hapësirë.

Astronomët kanë zbuluar planetin “Toka 2″, i cili ndodhet në një zonë të jetueshme dhe që rrotullohet rreth një dielli të ngjashëm me tonin. Planeti është quajtur Kepler-452b.

Sipas shkencëtarëve të NASA-s, ai përmban ujë, ndonëse më pak sesa planeti ynë, por mjaftueshëm për të vazhduar, sipas përllogaritjeve edhe 500 milionë vite të tjera.

Kepler 452B ndodhet në yjësinë Cygnus, 1.400 vite dritë larg. Ylli i tij është 6 miliardë vjeç, 1,5 miliardë më shumë sesa Dielli ynë.

NASA thotë se zbulimi është një tjetër arritje e objektivit për të gjetur një “Tokë” të re.

Gjithashtu u bë e ditur se janë dhe 11 planetë të tjerë kandidatë, ku mund të zhvillohet jeta.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme