Sot është Dita Botërore e Paqes

Përvjetori i ditës që Gjermania Hitleriane i shpalli luftë Polonisë shënohet nga vendet ish-anëtare të Bllokut Sovjetik dhe Turqia si “Dita Botërore e Paqes”.

1494647
Sot është Dita Botërore e Paqes

Sot është Dita Botërore e Paqes. Përvjetori i ditës që Gjermania Hitleriane i shpalli luftë Polonisë shënohet nga vendet ish-anëtare të Bllokut Sovjetik dhe Turqia si “Dita Botërore e Paqes”. Formimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (fillimisht si Lidhja e Kombeve dhe sot OKB) pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim parandalimin e fillimit dhe përhapjes së luftërave të tjera në botë, bëri që kjo organizatë në përgjithësi të jetë e suksesshme në këtë drejtim. Megjithëkëtë herë pas here ka pasur konflikte dhe luftëra rajonale. Bashkë me OKB-në u krijua në mënyrë të privuar nga parimi i barazisë edhe Këshilli i Sigurimit me 5 anëtarë të përhershëm. Edhe pse kjo kritikohet nga shumë vende anëtare të organizatës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së edhe sot e kësaj dite vazhdon të funksionojë me 5 anëtarë të përhershëm. Në qoftë se njëri prej këtyre 5 anëtarëve të përhershëm ushtron të drejtën e vetos për një çështje të caktuar atëherë Këshilli nuk mund të marrë vendim, ashtu siç ndodhi në diskutimin e çështjes palestineze. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoan) në mënyrë të fuqishme shpreh idenë se “Bota është më e madhe se 5”, ide kjo që vitet e fundit gëzon një mbështetje të shtuar. Urojmë që OKB, e cila ka një rëndësi të veçantë në mbrojtjen e paqes botërore, të shërbejë për këtë qëllim me një strukturim më të barabartë dhe të paanshëm.

Gëzuar 21 Shtatorin, Ditën Botërore të Paqes.



Lajme të ngjashme