Prejardhja dhe tradita e Nevruzit

Fjala Nevruz e ka prejardhjen nga persishtja, ajo formohet nga bashkimi i dy fjalëve Nev (e re) dhe ruz (ditë) e që do të thotë “Dita e re”.

275415
Prejardhja dhe tradita e Nevruzit
nevruz.jpg
Arnavutluk_Nevruz bayramı kutlamaları_03.jpg
Arnavutluk_Nevruz bayramı kutlamaları_01.jpg
Arnavutluk_Nevruz bayramı kutlamaları_02.jpg
nevruz_orta asya.jpg

Prejardhja dhe tradita e Nevruzit

Sot është 21 mars. Është data kur nata dhe dita janë të barabarta. Më 21 mars kur barazohen nata me ditën, dielli drejtohet nga hemisfera veriore sikurse edhe shpendët shtegtarë. Së bashku me 21 marsin fillon edhe ngritja e temperaturave, dëbora shkrihet, pemët lulëzojnë, toka fillon të gjelbërojë dhe shpendët shtegtarë kthehen në foletë e tyre.

Për këtë arsye dita e 21 marsit është një ditë e zgjimit për krijesat, është një ditë që mund të pranohet si një ditë e krijimit dhe rigjallërimit dhe kremtohet si Festa e Nevruzit, pra festa e fillimit të Ditës së re. Nevruzi është një nga festat më të vjetra të njerëzimit. Sot jeta jonë nuk është e lidhur dhe aq shumë me ciklin e natyrës. Falë zhvillimeve të epokës së teknologjisë, ne bëjmë jetë që kufizojnë stinët dhe atmosferën.

Fjala Nevruz, e ka prejardhjen nga persishtja, ajo formohet nga bashkimi i dy fjalëve Nev (e re) dhe ruz (ditë) e që do të thotë “Dita e re”. Shumica e popujve në hemisferën veriore, me në krye turqit, këtë festë e kremtojnë si fillimi i vitit të ri.

Ardhja e një “Dite të re”, festohet nga turqit e Anadollit dhe Ballkanit, festohet në Turkmeni, Taxhikistan, Uzbekistan, Kirgizstan, nga Karakalpakët, në Kazakistan, Tataristan, Gjeorgji, Iran, nga kurdët, azerbajxhanasit, në Afgan dhe në Shqipëri.

Gojëdhënat në lidhje me këtë festë janë se turqit këtë ditë e pranojnë si një ditë shpëtimi. Pra e ka prejardhje prej legjendës së famshme turke të Ergenekonit. Për këtë arsye tek turqit Festa e Nevruzit pranohet si fillimi i një viti të ri dhe kremtimi i kësaj feste ka arritur deri në ditët e sotme.

Në Shtetin e Selxhukëve dhe në Perandorinë Osmane, thuhet se Nevruzi, festohej si një ditë kombëtare duke shtruar gosti e duke zhvilluar aktivitete festive. Padishahut i dhuroheshin poezi të quajtura “nevruziye” me temë pemët e lulet dhe bukuritë e natyrës.

Aktivitetet që organizon çdo popull e komunitet në Festën e Nevruzit, sado që janë të ndryshme ato kanë një pikë të përbashkët. Çdo popull përgatit ushqimet e veta tradicionale, me të cilat qerasen mysafirët e ardhur për kremtimin e kësaj feste.

Vishen rrobat kombëtare dhe vallëzohet, ndërkaq bëhet edhe therja e kurbaneve për këtë ditë. Është e mundur që të gjeni tradita dhe zakone të ndryshme në lidhje me Festën e Ditës së Re, pra Nevruzin.

Disa prej tyre janë: të afërmve u bëhen dhurata të ndryshme, kërkohet dora e vajzës, pajtohen të grindurit, shkohet për vizitë tek të afërmit, të fejuarave u bëhen dhurata, nuk fliten fjalë të këqija, bëhen vizita në varreza, nuk bëhen thashetheme, shpërndahen sheqerka, vajzat vishen me rroba në ngjyrë të kuqe, i zoti i shtëpisë kujdeset që në shtëpi të jetë i pranishëm dikush, nuk ka grindje në këtë ditë, vizitohen të sëmurit, të cilëve u dërgohen edhe dhurata, kapërcehet uji para se të lind dielli, etj.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2010 ditën e 21 Marsit e ka shpallur si Festa Botërore e Nevruzit. Nevruzi në të njëjtën kohë zë vend edhe në Listën e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore Botërore.

Kjo është një festë ku turqit afrohen më shumë dhe lidhen më ngushtë me njëri-tjetrin, është një flakë që ndizet me frymën e stërgjyshërve të tyre

Urojmë që ky Nevruz të jetë një ditë pa retorika që tensionojnë, që ofendojnë ndjenjat, që shkaktojnë trazira për shoqërinë dhe që kjo festë  të jetë sipas mesazhit që ka përcjellë në shekuj. Pasi sot kemi nevojë për këtë sikurse asnjëherë më parë.



Lajme të ngjashme