Koment – Konkurrenca Arabi Saudite-Iran, nga Lindja e mesme në Afrikë

Çfarë do lloj gjëje që përjetohet afër apo larg Lindjes së Mesme, në mënyrë të hapur ose të fshehtë ka patjetër lidhje me të.

830730
Koment – Konkurrenca Arabi Saudite-Iran, nga Lindja e mesme në Afrikë

Çfarë do lloj gjëje që përjetohet afër apo larg Lindjes së Mesme, në mënyrë të hapur ose të fshehtë ka patjetër lidhje me të. Si fillim çështja e Palestinës, lufta civile në Liban, pastaj Afganistani, lufta Irak-Iran dhe më pas pushtimi i Irakut, pranvera arabe e Jemeni dhe çështja e Sirisë, shënojnë një vizë të vazhdueshme (njëpasnjëshme). Krahas kësaj, edhe vendet e tjera pararojë në hapësira të tjera gjeografike që kanë marrëdhënie me Lindjen e Mesme, ndjejnë lëkundjet pasuese të tërmetit. Ndarja e Indisë dhe Pakistanit dhe problemi i Kashmirit pas kësaj, Saharaja Perëndimore, Eritreja, lëvizjet për pavarësi të republikave në Kaukaz, ndarja e Sudanit në dy,  strukturat politike dhe ushtarake në rajonin Jugor të Shkretëtirës në Afrikë (Afrika Sahara-së së Poshtme) dhe zhvillime të ngjashme mund të vlerësohen në këtë drejtim.   

 

Afrika e Sahara-së së Poshtme dhe veçanërisht Nigeria janë ndër rajonet ku përjetohet më shumë konkurrenca Arabi Saudite-Iran. Ndër arsyet kryesore të konkurrencës është rritja e popullsisë shiite në formë gjeometrike në vende të rëndësishme të kësaj hapësire gjeografike. Nigeria, ashtu si dhe jugu i Sahara-së, është një vend shumë i rëndësishëm. Nigeria jo vetëm që është një furnizues i rëndësishëm i naftës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak se është një nga vendet me një popullsi të konsiderueshme myslimane në këtë rajon, ja vlen që të ndiqet me vëmendje. Në Nigeri po rritet me shpejtësi popullsia shiite. Nga ana tjetër, në Perëndim të Afrikës së Poshtme të Sahara-së, në mënyrë tradicionale, ekzistenca e ekoleve sufiste të përhapura veçanërisht në pjesën që shtrihet nga Senegali deri në Kenia, në një aspekt tërheq vëmendjen. 

Pas viteve 1980, si rrjedhojë e politikave për përhapje që mbështeteshin prej udhëheqësve të asaj kohe dhe që mbështeten edhe sot e kësaj dite nga Irani,  në çdo vend të Afrikës filluan të krijohen pakica shiite. Duke filluar nga Nigeria dhe vendet e Saharasë së poshtme, pas viteve 1980, u kthyen në rajone ku Irani kërkon të tregojë aktivitet ideor.

Zënia vend e Nigerisë edhe në politikën e Arabisë Saudite edhe të Iranit, nga njëra anë është një hap taktikë. Irani në anën e tij, bën llogari që të marrë mbi agjendën e vet, ekzistencën e influencës së Arabisë Saudite dhe Egjiptit mbi myslimanët e Afrikës. Dhe për të përforcuar dorën e tij në këtë rajon  preferon rrugën e prodhimit të pakicave shiite me të cilët do të bashkëpunojë dhe ti përforcojë këto pakica në çdo aspekt.

Irani, edhe pse në mënyrë sipërfaqësore në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabinë Saudite, ka si qëllim që të rrisë numrin e vendeve me të cilat të ketë marrëdhënie të mira. Samitin Iran-Afrikë të zhvilluar në Teheran në vitin 2010 mund ta vlerësojmë në këtë kuadër. Por pavarësisht të gjitha zhvillimeve, fuqia ndikuese si  fillim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastaj nga Arabia Saudite e pengojnë Iranin për të lvepruar lirshëm. Nuk është e çuditshme të mendosh se në këtë pikë, Irani do ta përdorë popullsinë shiite si element presioni ndaj udhëheqjeve të rajonit. Por është e pamundur të mendosh se Arabia Saudite do të lejojë Iranin të veprojë i vetëm në rajon.

Aktivitetet diplomatike të kohëve të fundit të  Ministrit të Jashtëm të Riadit, Adil el-Cubeyr duke vizituar rajonin, duhen vlerësuar si pengesa për pasqyrimin e problemeve si mosmarrëveshjet që përjetohen sot në Gjirin Persik. Sepse Afrika, nga aspekti i Arabisë Saudite ka të bëjë me rëndësinë e sigurisë së Detit të Kuq. Ndikimi dhe rezultati i konkurrencës që ka hyrë Arabia Saudite dhe Irani ka marrë nën ndikim jo vetëm rajonin por edhe vendet e tjera të rajonit që kanë marrëdhënie me këtë rajon. Fusha e konkurrencës mund të shtrihet që nga Gjiri Persik deri në pjesën e poshtme të Sahara-së. Nga ana tjetër duhet mbajtur shënim që Nigeria kërkon të krijojë lidhje të afërta dhe të rrisë bashkëpunimin me Izraelin dhe pranohet si një partner i rëndësishëm ekonomik.

Me aq sa duket, luftërat me prokurë të Arabisë Saudite dhe Iranit do të përhapen jo vetëm në këtë rajon por në çdo rajon ku janë dhënë prokurat dhe do të përshpejtohet edhe përpjekja e përgjithshme. Si rrjedhojë, adresa e re e konkurrencës Arabi Saudite-Iran me shumë mundësi, do të jetë Afrika e Sahara-së së Poshtme.

Ato që përjetohen në rajonin e sipërpërmendur kanë lidhje me mendimin, ideologjinë, ekonominë madje lidhje sociologjike me ato që përjetohen në Lindjen e Mesme. Në këtë kuadër dëshmojmë lindjen e strukturave të reja në këtë rajon, që do të ndikojnë për një kohë të gjatë edhe rajonin edhe Lindjen e Mesme. Nëse i vëmë re me vëmendje këto struktura, mund të themi se ato edhe evidentohen edhe raportohen. Në këtë aspekt, Turqia gjatë planifikimeve afatgjata në Lindjen e Mesme por edhe në këtë rajon duhet të ketë kujdes edhe këto çështje.

Vlerësimi i akademikut, Cemil Dogaç Ipek, nga Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Ataturk. 



Lajme të ngjashme