Ish i burgosuri i Guantanamo-s flet për torturat

Në një intervistë me reporterin e agjencisë së lajmeve AA, Ish i burgosuri i Guantanamo-s Murat Kurnaz ka folur rreth torturës dhe dhunës, dëshmitar i së cilës ishte për pesë vite sa kishte qëndruar në burgun famëkeq amerikan Guantanamo.

Ish i burgosuri i Guantanamo-s flet për torturat

Kurnaz foli në një tryezë të rrumbullakët në Berlin dhe me këtë rast realizoi një bisedë me gazetarin e AA, ku tha se në periudhën 2002-2006 në Guantanamo kishte parë gjëra "që mendja e njeriut nuk mund ti perceptojë dot", dhe se një numër i madh i të burgosurve vdiqën si pasojë e dhunës dhe torturave të ushtruara nga stafi i burgut.

Kurnaz pohon se pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju-Jork nga Gjermania shkoi në Pakistan për të mësuar diçka më shumë për islamin dhe se në nëntor u arrestua nga forcat e sigurisë Pakistaneze, ku u transferua në kazermat amerikane në Kandahar të Afganistanit. Atje kaloi 3-4 muajt e ardhshëm, nga ku u transferua në burgun famëkeq të Guantanamos.

"Torturat dhe dhuna mbi ne, të burgosurve filloi që në Kandahar, ku nga torturat vdiqën shumë njerëz. Këtë e kam parë me sytë e mi. Ne të mbijetuarit na dërguan në Guantanamo, ku e keqja vazhdoi dhe sigurisht që kurrë nuk ndaloi," tha Kurnaz.

Duke theksuar se ushtria amerikane nuk ka pasur asnjë dëshmi për akuzat që ai personalisht kishte marrë pjesë në luftën e Al-Kaedës kundër SHBA-ve, Kurnaz vërteton se ishte i detyruar të nënshkruajë një seri të deklaratave dhe dokumenteve dhe se i është nënshtruar torturave të tmerrshme, si pasoj e refuzimit për ta bërë këtë. "Zbatuan gjërat më të tmerrshme për të më detyruar që ti nënshkruaj ato, por me ndihmën e Zotit kam arritur të jem i durueshëm dhe ti mbijetoj gjithë kësaj kohe", tha Kurnaz.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme