Konfederacioni politik i fiseve ioniane

Bashkimi i 12 qytet-shteteve në Anadollin perëndimor në kuadër të besimeve të përbashkëta, përbën një nga “zhvillimet më entuziaste” të historisë e civilizimit njerëzor.

Konfederacioni politik i fiseve ioniane

Straboni, pasi bën fjalë për pozicionin e qytetit Knidos jep edhe emrat e dëgjuar të knidosve. Në fillim ai përmend emrin e matematikanit, Budoxos. Nuk dihet se për çfarë shkaku ai nuk bën fjalë aspak për Afërditën e Knidosit. Kurse në atë epokë, fama e statujës së Afërditës në Knidos kishte pushtuar botën. Statuja e Afërditës, që ishte punuar nga skulptori i përmendur athinas Praksiteli, ka qenë si një simbol i qytetit të Knidosit. Kur përmendje Knidosin, ajo që të vinte menjëherë në mendje ka qenë statuja e Afërditës. Udhëtarët, artistët, burrat më të dëgjuar të shtetit shkonin në Knidos vetëm për të parë këtë statujë, duke marrë përsipër një udhëtim të vështirë...


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme