Serbët përkujtojnë 625-vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës

Në këtë ceremoni të organizuar ku mori pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ashtu si çdo herë u dhanë mesazhet se Kosova gjithmonë do të jetë zemra e Serbisë.

Serbët përkujtojnë 625-vjetorin e Betejës së Fushë-Kosovës

Me pjesëmarrjen e disa mijëra serbëve të ardhur nga vendet tjera të Ballkanit më 28 qershor në fushën e Gazimestanit në Kosovë u shënuan 625-vjetori i Betejës së Parë të Fushë-Kosovës. Në këtë ceremoni të organizuar ku mori pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ashtu si çdo herë u dhanë mesazhet se Kosova gjithmonë do të jetë zemra e Serbisë.

Në ditët e sotme ka studime të shumta që janë bërë në lidhje me Betejën e Parë të Fushë-Kosovës. Krahas kësaj ende nuk ka informata të sakta në lidhje me pjesëmarrësit në këtë luftë, numrin e trupave turke e serbe, zhvillimin e luftës, pikëkthesat kryesore të luftës, dëmet që pësuan palët pjesëmarrëse dhe detaje tjera. Në përgjithësi historianët turq dhe serb në artikujt e tyre të shkruara mbi Betejën e Parë të Fushë-Kosovës kanë tendenca për të shkruar fjalitë të mbushura me lëvdata ndaj popujve të tyre.

Informata e vetme të sakta në lidhje me Betejën e Parë të Fushë-Kosovës., data e saktë e fillimit e së cilës është mjaftë e diskutueshme, është se luftimet kanë qenë të ashpra, të dyja palët kanë patur humbje të mëdha dhe se Sulltan Muradi i 1-rë dhe Princi serb Lazar Hrebelanoviç kanë humbur jetën në fushëbetejë. Ndërkaq në lidhje me mënyrën dhe kohën e vdekjes së Muratit dhe Lazarit nuk ka informata të sakta.

Sipas historianëve serb Beteja e Parë e Fushë-Kosovës ka ndodhur më 28 qershor 1389. kjo betejë zë një vend të ndarë në memorien kolektive të serbëve. Sepse udhëheqjen e aleancës krishtere, e cila i bëri ballë forcave osmane, e bënte Princi serb Lazari, i cili u vra nga ana e osmanlinjve. Serbët, të cilët tregojnë tendenca që datën e 28 qershorit të Betejës së Parë të Fushë-Kosovës ta kremtojnë si fitues, këtë ditë e mbajnë si një ditë të shenjtë në historinë e tyre dhe e kremtojnë me emrin “Vidovdan”.

Sipas Prof. Vamëk Vollkanit, i njohur për studimet e tij në fushat e psikanalizës dhe psikoterapisë, njerëzit nuk mund të pranojnë ndryshme nga humbja e një objekti pa mbajtur zi për të. Kjo që ndodhë është një reagim jashtë vullnetit. “Grupet e mëdha” ashtu si individët jetojnë dhimbje kolektive ndaj humbjes së ndonjë gjëje. Kur trauma e përbashkët është e rëndë, aktivitetet përkujtimore të ngjarjes mund të vazhdojnë me vite. Ndërkaq ndikimi që krijoi Beteja e Parë e Fushë-Kosovës mbi psikologjinë e shoqërisë serbe, nuk zgjati me vite, por në saje të mitologjive dhe legjendave të shpifura kjo gjendje vazhdon me shekuj. Para së gjithash Princi serb, Lazari pothuajse është hyjnizuar nga ana e kishës ortodokse serbe. Sipas mitologjisë serbe në natën e Betejës së Parë të Fushë-Kosovës një engjëll i drejtohet Llazarit dhe prej tij kërkon të zgjedh mes “mbretërisë së vdekshme dhe asaj hyjnore”. Sipas serbëve Llazari zgjodhi mbretërinë hyjnore. Për më tepër shumica e historianëve, të cilët shqyrtuan historiografinë serbe, tërheqin vëmendjen në krahasimin që është bërë mes Lazarit dhe Hz. Isasë. Në interpretimet serbe të historisë në përgjithësi Beteja e Fushë-Kosovës dhe personazhet që morën pjesë në këtë betejë ngatërrohen me disa ngjarje dhe karaktere mitologjike krishtere.

Poezitë epike popullore të shkruara nga ana e serbëve në lidhje me Betejën e Fushë-Kosovës, janë poezitë më të njohura dhe pranohen si më të bukura nga ana e serbëve. Të gjitha këto bëjnë që serbët Kosovën ta shohin si “Jerusalemin e serbëve”, “Si djep të vlerave fetare e kombëtare të serbëve”. Në të vërtet edhe pse kjo çështje mundohet të tregohet në këtë mënyrë, shumica e serbëve asnjëherë gjatë jetës së tyre nuk e kanë vizituar Kosovën. Në këtë kuadër mund të themi se shumica e serbëve nuk i kushtojnë rëndësi vlerave morale të Kosovës, por për një kohë të gjatë Kosovën e perceptojnë si një “shtet shqiptarë”.

Në të kaluarën mu më datën 28 qershor për “Vidovdan” janë jetuar disa zhvillime shumë të rëndësishme. Si shembull mund të përmendim atentatin e kryer në vitin 1914 në ditën e Vidovdanit ndaj Princit trashëgimtarë të Habsburgve, Franz Ferdinand që u vra nga ana e serbit Gavrilo Princip, gjë që ishte edhe shkas i fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ndërsa më 28 qershor 1989 për ditën e Vidovdanit dhe përvjetorit të 600-të të Betejës së Fushë-Kosovës në Gazimestan të Kosovës u mblodhën me qindra-mijëra manifestues të cilëve iu drejtua me një fjalim lideri i serbëve atëborë, Sllobodan Millosheviç. Gjatë fjalimit të tij Millosheviçi kërcënoi ish-republikat e Jugosllavisë gjë që ishte pothuajse një lajmëtarë i luftërave që do të jetohen gjatë viteve të 90-ta në këto troje. Një detaj tjetër mjaftë interesant Millosheviçi po në ditën e Vidovdanit, pra më 28 qershor iu dorëzua gjykatës penale ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Autor: Dr. Erhan Turbedar


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme