Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Agjërimi, ashtu siç shprehet edhe në Kur’an është një ibadet (lutje), është një mburojë që e ruan njeriun nga veset e këqija dhe mëkatet.

Sot fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Sot filloi muaji i Ramazanit, i cili në botën islame njihet si “sulltani i 11 muajve”. Duke filluar nga dita e sotme për një muaj me radhë në Turqi dhe në të gjitha vendet myslimane njerëzit do të jetojnë bukuritë e muajit të Ramazanit.

Duke qenë se në muajin e Ramazanit ka nisur të zbresë (shpallet) Kur’ani i Madhëruar, që është edhe libri i shenjtë i botës islame, në një farë kuptimi ky muaj është edhe muaji i Kur’anit. Kjo është edhe arsyeja që e bën më të veçantë këtë muaj nga muajt e tjerë të vitit.

Një nga ibadetet (lutjet e obligueshme) themelore të fesë islame është edhe agjërimi gjatë muajit të Ramazanit. Ja se çfarë thotë Kur’ani i madhëruar për rëndësinë e muajit të Ramazanit dhe agjërimit: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë...”


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme