Analiza e javës – Politika botërore pas zgjedhjeve në ShBA

Analiza e javës – Politika botërore pas zgjedhjeve në ShBA

Epidemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) shënoi me plotë kuptim të fjalës zgjedhjet presidenciale të SHBA-së që do të mbahen më 3 nëntor 2020. Trump, i cili kaloi vitet e tij të para duke formuar ekipin e tij, ose nuk mund të bënte emërime në shumë pozita kritike ose njerëzit që ai emëroi detyroheshin të linin pozitat e tyre pas një kohe. Presidenti amerikan, i cili duhej të punonte me tre këshilltarë të ndryshëm për çështjet e sigurisë kombëtare, gjithashtu nuk pati sukses ashtu siç dëshironte edhe në çështjet e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes. Për më shumë dëgjoni analizën e profesorit të asociuar Murat YEŞİLTAŞ, Drejtor i Studimeve të Sigurisë pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.