Analiza e javës –Kërcënimi i PKK-së në Siri vazhdon ende

Analiza e javës –Kërcënimi i PKK-së në Siri vazhdon ende

Duke përfituar nga kaosi i krijuar në Siri organizata separatiste terroriste PKK rivendosi praninë e saj në këtë vend. Pasi arriti në marrëveshje me regjimin e Asadit ajo deklaroi formimin e kantoneve në Afrin, Kobani dhe Cezire. Më pas duke instrumentalizuar luftën kundër organizatës terroriste DAESH ajo hyri në angazhim ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe bëri përpjekje për t’i bashkuar kantonet dhe të formojë një shtet terrorist duke e prerë plotësisht kufirin jugor të Turqisë. Për më tepër dëgjoni analizën e Can Acun ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.