Analiza e javës - Lufta e Idlibit dhe e zonave të çliruara me koronavirusin

Analiza e javës - Lufta e Idlibit dhe e zonave të çliruara me koronavirusin

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet në botë me gjithë shpejtësinë, shkatërrimi që mund të shkaktojë ky virus në Siri, vend i cili është dëmtuar nga lufta civile për shumë vite, mbetet një shqetësim serioz. Së bashku me rajonet e kontrolluara nga regjimi i Esadit dhe organizata terroriste PKK, kërcënimi i koronavirusit duhet të merret seriozisht edhe në Idlib dhe rajonet të tjera të çliruara. Sado që Turqia përpiqet me gjitha mundësitë që të mbështesë rajonin e Idlibit dhe zonat e çliruara nga terrori, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe shoqëria ndërkombëtare duhet të ndihmojnë rajonet e kontrolluara nga opozita, ku jetojnë mbi 5 milionë njerëz në luftën e tyre kundër këtij virusi. Për më shumë dëgjoni vlerësimin e Can ACUN, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkim e Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.