Panairi “Udhëtarët e shkencës” u ndal në Shkodër

Panairi “Udhëtarët e shkencës” u ndal në Shkodër

Në kuadrin e binjakëzimit të institucionit të Medresesë së Shkodrës me Medresenë “Kartall Anadolli” të Stambollit, të mbështetur nga Ministria e Arsimit e Republikës së Turqisë dhe Ambasada Turke në Tiranë, të financuar nga TUBITAK dhe TIKA, është demonstruar në sheshin tradicional para bashkisë Shkodër një projekt i përbashkët me temë: “Udhëtaret e shkencës”. Ky aktivitet i kthyer tashmë në traditë organizohet për të tretën herë radhazi në Ballkan dhe për herë të parë në Shkodër si rezultat edhe të mbështetjes së fuqishme të Departamentit të Diasporës Turke-YTB dhe Shoqatës “Istanbul”. 23 stendat e këtij panairi, ku u përfshinë mëse 100 eksperimente në fushën e: biologjisë, kimisë, matematikës, informatikës, fizikës, arkitekturës, filmit, robotikës etj. sollën një atmosferë sa shkencore aq edhe bashkëkohore duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë, veçanërisht të të rinjve. Në këtë aktivitet u përfshinë 50 nxënës ekselentë të medresesë së Shkodrës dhe 50 nxënës të medresesë së Kartallit (djem dhe vajza) të drejtuar nga mësuesit e lëndëve shkencore.