Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon të mbështesë Komunën e Ulqinit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon të mbështesë Komunën e Ulqinit
  • Hyn në fazën përfundimtare projekti i rikonstruksionit të Hamamit dhe Xhamisë së Namazgjasë në Ulqin. Takim i Koordinatorit të TIKA-s për Malin e Zi, Enver Resuloğulları me zyrtarë të komunës së Ulqinit.
  • Kryeimami i Bashkësisë së Islame të Ulqinit Ali Bardhi thotë për Zërin e Turqisë së objekti i Hamamit bart vlera të çmuara që nga koha e Perandorisë Osmane dhe do të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme kulturore.
  • Në Mal të Zi qëndroi për vizitë pune sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBSH), Majlinda Bregu. Në takim me kryeministrin, Dushko Markoviq u fol për përkrahjen e të rinjve të Ballkanit.
  • Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq mori pjesë në mbledhjen e Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar për forcimin e dialogut nacional për të drejtat e njeriut dhe në arritjet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Mal të Zi, posaçërisht të drejtat e grupeve të margjinalizuara .
  • Të dielën, më 3 mars, mbahen zgjedhjet vendore për Komunën e Tuzit në Malësi. Partitë shqiptare dalin me një koalicion të përbashkët para zgjedhor.

Për hollësi rreth këtyre zhvillimeve ndiqni raportin javor të korrespondentes tonë në Mal të Zi, Vera Alibegu Katana.