108 vjet Forca të Armatosura Shqiptare/ Proces transformimi sipas standardeve të NATO-s

108 vjet Forca të Armatosura Shqiptare/ Proces transformimi sipas standardeve të NATO-s

108-vjetori i krijimit i gjen Forcat e Armatosura (FA) të Shqipërisë në një proces transformimi.

Kryeministri Edi Rama shprehu respektin për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“... me shprehjen e respektit më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë. Lavdi dëshmorëve”, tha Rama.

FA po reformohen dhe po modernizohen sipas standardeve të NATO-s dhe ka sot trajtim më të mirë financiar e mundësi të reja arsimimi.

Po ashtu, FA shqiptare kontribuojnë për paqen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së.

Forcat e Armatosura po modernizohen me mjete dhe pajisje nga më modernet, si në tokë, në ajër dhe në det.

Kuçova do të jetë baza e vetme e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ndërsa së shpejti do të vijnë helikopterët “Black Hawk”.

FA janë më të mirëpajisura për t’i bërë ballë çdo situate emergjente, janë mburojë e mbrojtjes dhe e sigurisë për çdo familje shqiptare.