Samiti Botëror Humanitar (WHS-2016)

Vazhdojnë përgatitjet për Samitin Botëror Humanitar (WHS 2016)

Stamboll

Samiti Botëror Humanitar (World Humanitarian Summit-WHS), i cili realizohet për herë të parë në histori me nismën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, do të mbahet në Stamboll, ndërmjet datave 23-24 maj 2016. Ministria e Punëve të Jashtme do të ndjekë punimet lidhur me organizimin e samiti, të cilin e mirëpret Turqia. Ministrinë e Punëve të Jashtme në këtë aktivitet ndërkombëtar do ta mbështesin edhe institucione të tjera të shtetit turk, siç janë; Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Agjencia e Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencave (AFAD) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ku gjatë punimeve të samitit kjo e fundit do të përcjellë përvojën e Turqisë dhe të saj në fushën e ndihmave humanitare. Disa nga temat kryesore që do të trajtohen në këtë samit janë: “Efiçenca në Fushën e Ndihmave Humanitare", “Reduktimi i Cënueshmërisë dhe Menaxhimi i Riskut", “Transformimi Përmes Inovacionit", “Përballimi i Nevojave të Personave në Konflikt". ​


Fjalët Kyçe: TIKA , World Humanitarian Summit-WHS , Samiti Botëror Humanitar , Stamboll