Në gjurmët e Rrugës së Likisë

Që nga viti 2010, në këtë rrugë historike mbahet një maratonë ekstreme ndërkombëtare 6-ditëshe, që quhet Ultramaratona e Rrugës së Likisë (Lycian Way Ultramarathon. Itinerari shtrihet në drejtim të lindjes, në një rrugë prej rreth 220-240 km të gjatë, nga Oludeniz në Antalia.

Rruga e Likisë

Rruga e Likisë (Tr: Likya Yolu) është një shteg i distancave të gjata në Turqi, përreth një pjese të bregdetit të Likisë së lashtë. Ajo është 535 km e gjatë dhe shtrihet nga Oludeniz, afër Fethiye, deri në Geyikbayiri, rreth 20 kilometra nga Antalia. Rruga e Likisë formon një nga shtigjet e shënuara me vija të kuqe dhe të bardha të Konventës së Ekskursionit të Madh (Grande Randonnee). E përditshmja britanike, “The Sunday Times”, e ka renditur atë si një nga dhjetë shtigjet më të gjatë në botë. Emri i saj vjen nga qytetërimi antik, që dikur sundonte zonën. Përgjatë kësaj rruge, që preferohet sidomos nga të pasionuarit e trekkingut, krahas panoramës së detit, natyrës së gjelbër dhe bukurive natyrore të tjera, mund të vizitohen edhe rrënojat e disa qyteteve antike më të famshme të botës, ku ia vlen të përmenden Sdyma, Letoon, Xanthos, Patara, Simena, Myra, Rhodiapolis, Olympos, Chimaera dhe Phaselis.


Fjalët Kyçe: Rruga e Likisë , qytet antik , Grande Randonnee , trekking , Antalia , Antalya , Turqi , trt shqip , trtshqip , lajme shqip