Turistët befasohen nga qytetet mistike nëntokësore të Kapadokias

Qindra-mijëra turistë që vizitojnë çdo vit qytetet historike nëntokësore në zonën turistike të Kapadokias, bëjnë në një udhëtim misterioz në histori përmes tuneleve herë të ngushtë, e herë të lartë.

Kapadokya, Turqi

Gjurmët e civilizimeve mijëravjeçare mund të shihen në Derinkuyu,Kaymakli dhe Tatlarin, të cilat janë disa nga qytetet e shumta nëntokësore në Kapadokya dhe që mbahen të hapura për turistët.

Turistët që i vizitojnë këto qytete nëntokësore magjepsen kur shikojnë dhomat që dikur janë përdorur si ambiente jetese, me të cilat ata përballen duke zbritur poshtë në thellësi me anë të tuneleve ndërlidhëse, lartësia e të cilëve herë herë e kalon shtatin e njeriut, ngandonjëherë janë më të larta se njeriu dhe në ndonjë vend vijnë duke u ngushtuar.

Rreth 30 mijë njerëz mund të jetojnë në qytetin nëntokësor të Derinkuyu, ku njerëzit që kanë jetuar në krahinë për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve të mundshme nga jashtë kanë qëndruar brenda këtu për një periudhë kohore bashkë me kafshët me qëllim edhe për të mbijetuar, por edhe për t’u strehuar.

Drejtori i Muzeut të Nevşehir, Murat Gülyaz thotë se qytetet nëntokësore Derinkuyu dhe Kaymakli ishin në mesin e 10 destinacioneve më të vizituara nga 135 parqet arkeologjike në Turqi.

Mesatarisht 500 mijë turistë vendas dhe të huaj e vizitojnë në vit këtë hapësirë mistike banimi, të gdhendur nëntokë. Në vitet e ardhshme turistët do të kenë mundësi që të shikojnë me syze tredimensionale imazhet që do të përgatiten me metoda dhe teknika të veçanta xhirimi, me synimin që ata ta kuptojnë më qartë se çfarë ka ndodhur këtu në histori, sqaron Gülyaz.


Fjalët Kyçe: Kapadokya , qytet nëntokësor , turizmi alternativ , turizmi i besimit , Derinkuyu , Turqi