Trabzoni sivjet pret një sezon të mirë turistik

Rezervimet në hotelet dhe komplekset turistike për të kaluar pushimet verore në ‘qytetin e princave’, Trabzon kanë shënuar një rritje mbi parashikimet.

Trabzon

Qyteti i Trabzonit ndodhet në brigjet e Detit të Zi. Ai njihet ndryshe edhe si qyteti i princave. Çdo vit qyteti mirëpret rreth 3 milionë turistë të huaj dhe vendorë. Rezervimet për të kaluar këtë pushimet në zonë të njohur për bukuritë natyrore dhe për strukturën historike e kulturore, janë intensifikuar që tani. Qyteti është ngadhënjyer nga Sulltah Mehmeti II, një prej padishahëve osmanë, kurse Sulltan Selimi dikur ka qenë guvernator i qytetit. Sulltan Kanuniu (ligjvënësi) ka lindur dhe rritur në Trabzon, prandaj qyteti përmendet ndryshe edhe si qyteti i princave. Qyteti dallon për klimën e butë, pensionet turistike dhe gatimet tradicionale shumë të shijshme. Mysafirët këtu do të kenë mundësi që të ushtrojnë edhe aktivitete sportive. Trabzoni renditet në krye të destinacioneve të preferuara për ata që duan të largohen nga stresi i jetës së përditshme (Fotografitë janë siguruar nga Fazıl Saraç i Agjencisë së Lajmeve “Anadolli).


Fjalët Kyçe: Trabzon , turizmi turk , turistët arabë , turizmi alternativ