Do t’i përdornit këto maska kundër koronavirusit?

Maska është bërë simboli i ditëve të karantinës për shkak të koronavirusit (Covid-19), që është përhapur pothuajse në të gjitha vendet e botës.

Maska jo të zakonshme

Një nga masat personale për t’u mbrojtur nga rreziku i koronavirusit të ri (Covid-19) është edhe përdorimi i maskave. Por qytetarët jo gjithmonë kanë mundësi të sigurojnë një maskë para se të dalin në rrugë, kështu që disa gjejnë zgjidhje nga më të ndryshme, disa prej të cilave do të gjeni në këtë galeri me fotografi. Madje në disa raste maska është përdorur për të ndihmuar në sensibilizimin e publikut mbi rëndësinë e mbajtjes së saj duke ua vendosur atë edhe statujave që zbukurojnë sheshet dhe rrugët e qytetit të tyre.


Fjalët Kyçe: Covid-19 , epidemia e koronavirusit , koronavirus (nCoV)