Reagimet botërore për operacionin “Dega e Ullirit”

Më poshtë vijon një përmbledhje e reagimeve që kanë ardhur nga shtete e institucione të ndryshme të botës ndaj operacionit antiterrorist që vazhdon Turqia që nga 20 janari për të siguruar kufijtë e saj jugorë nga elementët terroristë të strehuar në Afrin të Sirisë.

Operacioni “Dega e Ullirit”

Operacioni “Dega e Ullirit” ka filluar ditën e shtunë në orën 17.00, më 20 janar nga ana e Forcave të Armatosura Turke (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë me qëllim për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në kufi dhe rajon, për të neutralizuar terroristët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH dhe për të shpëtuar popullin mik dhe vëlla të rajonit nga shtypja dhe mizoria e organizatave terroriste. Operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtave që gëzon Turqia bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për antiterrorizmin, të drejtën e vetëmbrojtjes sipas pikës 51 të Kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.


Fjalët Kyçe: Forcat e Armatosura Turke (TSK) , Operacioni në Afrin , operacion antiterror , Karta e OKB , operacioni "Dega e Ullirit"