Vazhdojnë aplikimet për bursat e studimit në Turqi

Shteti turk ofron bursa studimi për të gjitha nivelet (Bachelor, Master apo Doktoraturë). Aplikoni për të provuar shansin!

Bursat Turke

Afati i fundit për të aplikuar për Bursat Turke këtë vit është 20 shkurt 2019. Bursat Turke ka për të synim të mbështesin kandidatët që duan të ndjekin studimet universitare dhe pasuniversitare në universitetet e Turqisë. Bursat Turke përshijnë një pagesë mujore (pare xhepi për nevoja personale), akomodimin falas në konvikt, tarifën e plotë të shkollës; kursin 1-vjeçar për mësimin e gjuhës turke, një biletë udhëtimi me avion dhe sigurim shëndetësor. Më shumë informacion mund të merrni duke klikuar në adresën: https://www.turkiyeburslari.gov.tr/


Fjalët Kyçe: Bursat Turke , bursa studimi në Turqi , universitetet turke