Shkodër – Ndahen çmimet e konkursit të pikturës “Stambolli i ëndrrave të mia”

Në këtë konkurs morën pjesë një numër i madh piktorësh me vepra, të cilat, sipas vlerësimeve të pjesëmarrësve, ishin njëra më e bukur se tjetra. Këto vepra artistike janë vlerësuar nga një juri profesionistësh shqiptarë dhe turq.

Ekspozita “Stambolli i ëndrrave të mia”

Në qendrën kulturore të institutit turk “Junus Emre”, në qytetin Shkodër të Shqipërisë, është organizuar në fundjavën e kaluar ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për ekspozitën e pikturës me temë “Stambolli i ëndrrave të mia”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e “Galerisë së Arteve”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit, artistë dhe zv/ambasadorja e Republikës së Turqisë në Tiranë, znj. Gul Sarigul; ndërkohë që u mundësua nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Bashkia e Stambollit, Minibashkia e Uskudarit në Stamboll, Ambasada e Turqisë në Tiranë, Bashkia e Shkodrës, Linjat Ajrore Turke (THY), Universiteti i Shkodrës etj.


Fjalët Kyçe: qendra kulturore , Instituti Yunus Emre , Junus Emre , ekspozitë , pikturë , Stambolli i ëndrrave të mia , Gul Sarigul , Shkodër , Shqipëri , Turqi