Në Shqipëri vazhdojnë aktivitetet për Ditën e Republikës së Turqisë

Në Shqipëri vazhdojnë aktivitet kulturore me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Turqisë

ALSAR

Me rastin e 96-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë në sallën e konferencave të fondacionit ALSAR u zhvillua një veprimtari kulturore e organizuar nga grupi i fëmijëve që frekuentojnë qendrën e kurseve të gjuhëve të huaja. Këtë veprimtari e nderoi me pjesëmarrjen e tij, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, i cili në fjalën e tij përshëndetëse për fëmijët pjesëmarrës që kishin përgatitur programin artistik tha se shqiptarët ndodhen gjithmonë në zemrën e turqve.


Fjalët Kyçe: marrëdhëniet turko-shqiptare , Shqipëri , 29 Tetori Dita e Republikës , Fondacioni ALSAR