Kultura e mëngjesit turk u prezantua në Shkodër

Mëngjesi, si një vakt që veçanërisht të dielave merr përmasat e një aktiviteti, ku mblidhet e gjithë familja, mundësoi takimin e qytetarëve të Shkodrës në mjediset e jashtme të institutit turk “Yunus Emre”.

Kultura e mëngjesit turk

Instituti “Yunus Emre” në Shkodër organizoi në oborrin e tij një aktivitet të quajtur “Kultura e mëngjesit turk”, ku morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve, të medias, studentë dhe qytetarë shkodranë. Drejtori i institutit “Yunus Emre”, Zafer Kiyiçi përshëndeti të ftuarit dhe foli rreth kulturës së krijuar të mëngjesit turk, i cili konsumohet përpara kafes së mëngjesit apo një gotë çaji që në Turqi është tejet i përhapur.


Fjalët Kyçe: kultura e mëngjesit turk , Qendra Kulturore Turke e Institutit “Yunus Emre” , Shkodër , vakti i mëngjesit