Kryeparlamentari i Turqisë zgjodhi Shkodrën në vizitën e tij në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa ŞENTOP, vizitoi qytetin e Shkodrës në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri.

Vizita e Kryetarit të Kuvendit të Turqisë, Mustafa Şentop në Shkodër (5 shkurt 2021)

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare-TBMM të Turqisë, Mustafa Şentop, vizitoi qytetin e Shkodrës në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri. Kreu i permanentit turk, mori pjesë në ritet e faljes së xhumasë, në xhaminë e madhe “Ebu Bekër”, në qendër të qytetit të Shkodrës teksa u prit nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari dhe stafi i tij. Kryetari i parlamentit turk po ashtu vizitoi edhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Në vijim, Şentop vizitoi medresenë “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër, ku ndoqi programin e përgatitur nga nxënësit. Në një fjalim para nxënësve dhe prindërve, Şentop tha se Turqia dhe Shqipëria kanë lidhje vëllazërore dhe miqësore… Nëse them se nga 215 sadrazamë [kryeministër] të Perandorisë Osmane, që sundoi në tre kontinente për gjashtë shekuj, 35 ishin me origjinë shqiptare, atëherë mbase cilësia e lidhjeve midis dy vendeve mike, vëllazërisë dhe bashkëpunimit kuptohen më mirë”, tha Şentop. Pas ceremonisë përkujtimore të realizuar në memorialin e vetëm turk në Shqipëri; Memoriali “Hasan Riza Pasha” në Shkodër, delegacioni i lartë turk vizitoi institutin "Yunus Emre" Shkodër.


Fjalët Kyçe: vizita e Mustafa Sentop në Shqipëri , Mustafa Sentop , Shkodër , Xhamia e Plumbit