Ëndrra shqiptare vazhdon

Me një superndeshje kuqezinjtë e ngritën flamurin në Francë dhe i prezantuan botës futbollin, tifozërinë shembullore shqiptare. Rrugëtimi i shqipeve në Euro 2016 vazhdon...

Ndeshja Shqipëri-Rumani

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka triumfuar në sfidën e tretë ntë grupit në Kampionatin Evropian të Futbollit (Euro 2016), duke mposhtur Rumaninë (1-0). Kjo është ndeshja e parë e fituar nga Shqipëria në Euro 2016. Goli i vetëm i fitores u shënua në pjesën e parë, në minutën e 43-të të ndeshjes nga Armando Sadiku, i cili e shkroi emrin në historinë e futbollit shqiptar si futbollisti që shënoi golin e parë të Shqipërisë në një Kampionat Evropian. Me këtë fitore Shqipëria ka marrë tre pikët e para në Euro 2016, të cilat ia shtojnë shanset e Shqipërisë për kualifikimin e mëtejshëm, por duhen pritur rezultatet e kombëtareve të vendeve të tjera. Gjatë të gjithë ndeshjes, por edhe pas përfundimit të saj tifozët shqiptarë kanë krijuar një atmosferë festive në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Por festime pasi pothuajse në të gjitha qytetet shqiptare.


Fjalët Kyçe: Euro 2016 , Shqipëri-Rumani , kombëtarja shqiptare e futbollit