Shtypi i Kosovës 27.05.2014

Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:

Shtypi i Kosovës 27.05.2014

Gazeta “Zëri

MBI 2 MILIONË EURO PËR KOMISIONARË DHE VËZHGUES

KQZ, më 8 qershor, do t’i angazhojë mbi 17 mijë anëtarë të këshillave të vendvotimeve, ndërsa numri i vëzhguesve të partive politike dhe OJQ-ve do të arrijë në 32 mijë

Tituj të tjerë:

Daka takon vëzhguesit e BE-së
Për Kuvend lëshojnë asambletë
Parafushata në kundërshtim me ligjin
Mesazhet negative nga Berlini

Gazeta “Epoka e Re

PARTITË TË KURSEHEN NGA FYERJET DHE TENSIONET

Përfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Driton Selmanaj, një ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka kërkuar nga partitë politike të kursehen nga fyerjet dhe tensionet eventuale.

Tituj të tjerë:

Demaçi: Unë jam i popullit, s’i takoi asnjë partie
Pacolli nominohet për kryeministër

Gazeta “Tribuna

MUSTAFA RREZIKON PENSIONIMIN, THAÇI HUMBJEN E LIDERSHIPIT

Kanë hyrë garës për kryeministër, por pas zgjedhjeve njëri nga ta mund ta humbë edhe postin e liderit të partisë. Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit mund ta krahasojnë me thënien Shekspiriane “të jesh apo të mos jesh”. Sidomos për Mustafën, analistët politikë parashikojnë se fitorja do të nënkuptonte mbijetesën e tij në politikë, kurse humbja fundin e karrierës.

Tituj të tjerë:

Pacolli: Na kryejmë punë!
Kosova keq me ekonominë
Beqaj: Ja si do t’i krijojmë 200 mijë vende të reja pune

Gazeta “Koha Ditore

GJYQTARIN E KUSHTETUESES E PRET SHKARKIMI

Duke marrë pjesë në aktivitetin e PDK-së, Kadri Kryeziu, ka shkelur Kodin e mirësjelljes së Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit “gjyqtarët … nuk duhet të marrin pjesë në aktivitete politike”. Kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, i ka kërkuar Kryeziut deklarim me shkrim për veprimin. Përgjigjja duhet të kthehet deri në fund të kësaj jave. E një burim i gazetës ka thënë se, më së largu më 12 qershor, gjyqtari do të dalë në procedurën e përgjegjësisë, deri në shkarkim

Tituj të tjerë:

OSHP-ja heq pezullimin e fushatës së informimit për zgjedhjet
Osmani: PDK-ja po keqpërdor RTK-në për parafushatë
BB-ja: Ekonomia e Kosovës ka ngecur

Gazeta “Kosova Sot

KQZ-ja MUND TË NDËSHKOHET

OSHP-ja zhbllokon tenderin e dyshimtë

Tituj të tjerë:

Rritja ekonomike të dyfishohet?

Gazeta “Bota Press

MOS VIDHNI VOTA SE NUK JU MBRON PARTIA!


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme