Shtypi turk 28.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, e premte, 28 janar 2022.

1769798
Shtypi turk 28.01.2022

Habertürk” - Këshilli i Sigurisë Kombëtare apel Rusisë dhe Ukrainës për gjykim të shëndoshë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK), në një deklaratë, theksoi se përshkallëzimi i tensionit midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do të jetë i dobishëm për interesat e askujt dhe u bëri thirrje palëve për ta ulur tensionin me gjykim të shëndoshë.

Star” - Putini pranon ftesën e Erdoganit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov njoftoi se lideri rus Vladimir Putin e ka pranuar me kënaqësi ftesën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të vizituar Turqinë.

Hürriyet” - Çavuşoğlu përcjell një mesazh për tensionin ruso-ukrainas

Duke folur për tensionin mes Rusisë dhe Ukrainës, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) dha këtë mesazh: "Tensioni nuk duhet të kthehet në konflikt. Ne duam që dialogu me Ukrainën të vazhdojë".

Sabah” - Treni i parë me ndihma niset nga Turqia për në Afganistan

Me udhëzimin e presidentit Rexhep Tajip Erdoan është përcjellë me një ceremoni, ku morën pjesë ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu dhe ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, treni i parë që do të transportojë ndihma humanitare nga Turqia në Afganistan. Treni i nisur nga kryeqyteti i vendit, Ankara, është i ngarkuar me 750 ton materiale bamirësie.

Yeni Şafak” - Tre anijet gjigante të shpimit të Turqisë do të punojnë njëkohësisht për nxjerrjen e gazit nga Deti i Zi

Në Detin e Zi, ku Turqia ka zbuluar gjithsej 540 miliardë metra kub gaz natyror, anija e shpimit “Yavuz” pritet të nisë misionin e saj të parë në fund të marsit. Kështu, tre anijet gjigante të shpimit të Turqisë “Fatih”, “Kanuni” dhe “Yavuz” do të punojnë njëkohësisht për të vënë në përdorim gazin e Detit të Zi deri në vitin 2023.



Lajme të ngjashme