Shtypi turk 27.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 27 janar 2022:

1769285
Shtypi turk 27.01.2022

“Habertürk": Putinin dhe Zelenskyi-n mund ta ftojmë në Turqi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një kanal televiziv privat tha: “Nuk duam që tensioni mes Rusisë dhe Ukrainës të kthehet në një krizë të re. Ne themi se jemi gati të bëjmë më të mirën për këtë. Këto mesazhe ia kam përcjellë (presidentit rus Vladimir) Putin dhe (presidentit ukrainas Vladimir) Zelensky. Mendoj se të dyja vendet janë të vetëdijshme për sinqeritetin e Turqisë dhe qëllimet tona të mira. Ne mund t'i presim dy vendet në Turqi dhe të hapim rrugën e paqes.”

“Yeni Şafak": Altun: 500 mijë sirianë u kthyen në atdhe

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Turqia kontribuon në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke shtuar se më shumë se 500 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në vendin e tyre me përpjekjet e Turqisë.

“Sabah": Punimet krenaridhënëse të doktorëve turq

Profesoresha Derya Unutmaz, studiuese kryesore në Institutin Laboratorik Jackson në Konektikat, tha se ata kanë bërë përparim të rëndësishëm në punën për një trajtim të ri duke përdorur teknologjinë e biologjisë sintetike. Unutmaz tha se po punojnë për një metodë të re trajtimi që mund të jetë efektive kundër të gjitha varianteve të koronavirusit dhe rezultatet janë pozitive.

“Hürriyet": Gjigantët e automjeteve elektrike ia kanë ngulur sytë Turqisë

Me ndikimin e përdorimit të gjerë të pikave të stacioneve të karikimit, tregu turk i automjeteve elektrike u rrit me 237 për qind në vitin 2021. Kjo situatë tërhoqi vëmendjen edhe të gjigantëve të automjeteve elektrike. Markat globale si Tesla, MG dhe Jaguar hynë në tregun turk.

“Star”: Xhirohet një film i shkurtër për historinë e satelitit celular të Turqisë "Grizu-263A"

Është përgatitur një film i shkurtër që tregon historinë e satelitit celular të Turqisë “Grizu-263A”, prodhuar nga Ekipi Hapësinor i Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Bulent Ecevit në Zonguldak (BEU), dhe që u hodh në hapësirë ​​më 13 janar.



Lajme të ngjashme