Shtypi turk 21.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e premte, 21 janar 2022.

1766372
Shtypi turk 21.01.2022

Sabah” - Deklarata e Erdoganit për tensionin Rusi-Ukrainë

Lidhur me tensionin midis Rusisë dhe Ukrainës, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha të enjten gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij salvadorian, Nayib Bukele, se dëshira e tij është që të sigurojë sa më shpejt të jetë e mundur një takim ballë për ballë mes Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe atij të Ukrainës Vladimir Zelensky”.

Haber Türk” - Reagimi i Çavusoglusë kundër Qipros greke

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoglu) duke iu referuar autorizimit të dhënë nga administrata grekoqipriote për PYD-në – e ashtuquajtur krahu politik i organizatës separatiste terroriste PKK – për të hapur një përfaqësi në Qipron greke ka bërë këtë deklaratë: “T’u mundësosh organizatave terroriste të hapin zyra përfaqësie, t’i strehosh ato është si të luash me zjarrin. Ata i lejojnë (terroristët) të hapin zyra këtu [në Qipron greke], por ta dinë se nëse nesër do të ketë ndonjë kërcënim kundër Turqisë, kundër qipriotëve turq, ata do ta paguajnë çmimin e kësaj dhe ky çmim do të jetë i rëndë. Prandaj, të mos luajnë me zjarrin, të mos bashkëpunojnë me organizatat terroriste”.

Hürriyet” - Koca njofton se do të jetë e para në botë

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca deklaroi se “do të fillojnë studimin e një doze përforcuese me vaksinën turke Turkovac pas 2 dozave me BioNTech”. Ky do të jetë studimi i parë që bëhet në botë për efektet e një vaksine inaktive mbi një vaksinë mRNA, ka shtuar ministri.

Star” – Misioni i 6-të në bazën turke në Antarktidë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank bëri të ditur se këto ditë do të zhvillohet udhëtimi i gjashtë në Antarktidë. “Siç dihet, ne kemi bërë 5 udhëtime shkencore në këtë kontinent që nga viti 2017. Shpresojmë që pas dy ditësh të nisim udhëtimin tonë të 6-të me një ekip prej 20 vetësh”, shpjegoi ministri.

Vatan” - Pikturat e sulltanëve osmanë shiten për 1,3 milionë sterlina

Pikturat në vaj të pesë sulltanëve osmanë, të cilat janë ruajtur për disa breza nga e njëjta familje dhe që u gjetën në papafingon (mëtrazë, mansardë) e një shtëpie në Skoci, u blenë për 1,346 milionë £ (24.5 milionë lira turke), shumë më tepër se sa pritej.



Lajme të ngjashme