Shtypi turk 17.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 17 janar 2022:

1763810
Shtypi turk 17.01.2022

“Sabah”Mediat perëndimore pohojnë: Rruga e vetme është bashkëpunimi me Turqinë

Në gazetën virtuale “EU Observer”, me seli në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, është botuar një artikull në cilësinë e pohimit lidhur me Turqinë. Sipas artikullit të titulluar “Koha për bashkëpunim gjeopolitik ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian”, ku tërhiqet vëmendja mbi rëndësinë gjeostrategjike të Turqisë, vihet në pah se “rruga e vetme është bashkëpunimi me Turqinë”.

“Yenişafak”Droni “Bayraktar TB2” në ballinën e “The Washington Post”

E përditshmja amerikane “The Washington Post” ka përcjellë në faqen kryesore të saj dronin “Bayraktar TB2” të prodhuar me teknologji të avancuar nga Turqia. Në shkrimin e gazetës amerikane theksohet se “Bayraktar TB2” ofron për vendet një fuqi ajrore të fshehtë/fantazmë kundrejt vetëm një pjese të vogël të kostos së forcave ajrore konvencionale. “Një ekspert ushtarak ukrainas u shpreh se ky mjet ajror luftarak i telekomanduar «ka një ndikim emocional dhe real mbi armikun»”, shkruan gazeta me seli në Uashington duke theksuar se Moska është në gjendje alarmi.

“Star”Fqinji i thur lavde TOGG-së

Një lavdërim për modelin sedan të makinës vendase turke “TOGG”, e admiruar dhe vlerësuar nga e gjithë bota, ka ardhur gjithashtu nga shtypi grek. “Turqit janë gati të ngadhënjejnë mbi Evropën dhe Presidenti Erdogan do të bëjë realitet ëndrrën e tij me TOGG-në”, nënvizuan mediat e shkruara greke.

“Vatan”Flladi i shkencës dhe teknologjisë së TEKNOFEST-it do të fryjë në Azerbajxhan

TEKNOFEST-i, festivali më i madh në botë i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, ka kaluar përtej kufijve të vendit duke marrë një dimension ndërkombëtar në edicionin e tij të pestë. Festivali i Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë, i cili do të organizohet në shtetin vëllazëror të Azerbajxhanit në datat 26-29 maj 2022, do të mbahet mend gjatë si një eveniment plot me ndjenja të teknologjisë, shkencës, konkurrencës, emocioneve, miqësisë e vëllazërisë.

“Hürriyet”Pandemia me efekt dopingu në industrinë turke të lojërave

Ndërkohë që Turqia vazhdon të shquhet si një nga vendet lidere në botë për zhvillimin e lojërave kompjuterike, 20 nga 100 lojërat më popullore të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përzgjedhur nga Turqia.



Lajme të ngjashme