Shtypi turk 12.01.2022

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 12 janar 2022:

1761410
Shtypi turk 12.01.2022

“Haberturk”: Çavusoglu: Ne qëndrojmë me Kazakistanin

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu tha dje se "Turqia qëndron me Kazakistanin me të gjitha mjetet dhe shprehet e gatshme për të mobilizuar të gjitha mundësitë e saj".

“Hurriyet”: Ministri Akar: Janë neutralizuar 22 terroristë! Ne do të vazhdojmë të godasim objektivat e PKK/YPG

Lidhur me sulmin terrorist në Akçakale të Sanliurfas, ku ranë dëshmorë 3 ushtarë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha: "Ne kemi goditur fuqishëm objektivat e PKK/YPG-së dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Deri tani janë neutralizuar 22 terroristë. Operacionet tona do të vazhdojnë me intensitet dhe ritëm në rritje.”

“Sabah”: Test i suksesshëm i rrjedhës në pusin Turkali-1

Korporata Turke e Naftës (TPAO) ka përfunduar me sukses testin e parë të rrjedhës së pusit në nivelin e rezervuarit në pusin Turkali-1 në fushën e gazit Sakarya.

“Star”: Rekorde në eksporte drejtë Gjermanisë

Turqia bëri shitjet më të mëdha jashtë vendit në Gjermani vitin e kaluar. Eksportet e Turqisë drejt Gjermanisë në vitin 2021 u rritën me 22,9 për qind nga viti në vit dhe arriti në 17 miliardë e 705 milionë e 400 mijë dollarë, duke arritur një kulm historik.

“Yeni Safak”: Rifillojnë fluturimet nga Turqia në pesë vende

Fluturimet të ndaluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (SHGM) si pjesë e masave të luftës kundër llojit të ri të koronavirusit për në Afrikën e Jugut, Botsvana, Mozambik, Namibi dhe Zimbabve rifilluan dje.



Lajme të ngjashme