Shtypi turk 15.11.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 15 nëntor 2021.

1733962
Shtypi turk 15.11.2021

“Star”: Erdogan: Nr.1 në botë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili u takua me të rinjtë në premierën e dokumentarit "Ezineli Yahya Çavuş" të mbajtur në Muzeun e Trojës të Çanakalasë, në lidhje me urën e Çanakalasë 1915 deklaroi se kjo urë lidhë dy kontinente, ku në njërën anë është Azia dhe në anën tjetër Evropa, ndërsa shtoi se "Ura 18 Marsi është numri një në botë."

“Vatan": MPJ: Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për turqit mesketianë

Në 77-vjetorin e dëbimit të turqve mesketianë nga vendlindja e tyre, Ministria e Punëve të Jashtme turke njoftoi se "Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër procesin e kthimit të turqve mesketianë në atdheun e tyre dhe të ofrojmë mbështetjen e nevojshme bashkëkombësve tanë".

“Yeni Safak": Karaismailoglu dha sihariqin: Po vjen treni i parë kombëtar elektrik

Gazeta citon ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu të ketë thën: "Ka përfunduar puna për prodhimin e trenave të parë elektrikë kombëtarë dhe vendas me shpejtësi 176 kilometra në orë dhe shpejtësi të funksionimit që do të jetë 160 kilometra në orë. Trenat tanë do të jenë në shërbim të qytetarët në një kohë shumë të shkurtër.”

“Hurriyet": Ne jemi aeroporti më i rezistueshëm në Evropë

Kadri Samsunlu, Kryeshefi Ekzekutiv dhe Drejtor i Përgjithshëm i operatorit “IGA” të Aeroportit të Stambollit, tha: "Si Aeroporti i Stambollit, ne jemi aeroporti më rezistueshëm në Evropë. Ne ishim të parët në vitin 2020 dhe sipas të gjitha gjasave do të jemi të parët edhe gjatë vitit të ardhshëm."

“Sabah": Siguria e Botërorit i është besuar policisë turke

Policia turke do të garantojë sigurinë e Kampionatit Botëror të Futbollit një nga evenimentet më të mëdha në botërore të sportit që do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022 në Katar.



Lajme të ngjashme