Shtypi turk 27.10.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 27 tetor 2021.

1725721
Shtypi turk 27.10.2021

Star” - Ditë historike në Karabak

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) shkoi në Azerbajxhan për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Fuzuli”, porta e Karabakut që hapet për botën. Erdoan është bërë lideri i parë që ka zbritur në këtë aeroport ndërkombëtar.

Yeni Şafak” - Erdogan deklaron në Karabak kushtin për të normalizuar marrëdhëniet me Armeninë

Presidenti Erdoan tha se Turqia është në favor të sigurimit të paqes së përhershme në rajon. "Ne do të vazhdojmë ta mbështesim me të gjitha mjetet tona vendin tonë vëlla Azerbajxhan. Armenia duhet të tregojë vullnet të sinqertë për zgjidhjen e problemeve të saj me Azerbajxhanin, sepse në këtë mënyrë nuk do të ketë asnjë pengesë për normalizimin e marrëdhënieve turko-armene”,- tha Erdoan gjatë vizitës në Karabak.

Habertürk” – Në parlamentin turk u miratua rezoluta për Irak-Siri

Në një seancë plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM, sipas akronimit në turqisht) u miratua zgjatja për dy vjet e autorizimit të dhënë Presidentit për të dërguar Forcat e Armatosura Turke (TSK) në Irak dhe Siri me qëllim kryerjen e operacioneve ndërkufitare dhe ndërhyrë nëse një diçka e tillë do të jetë e nevojshme.

Sabah” – Droni UÇBEY përdoret për herë të parë

Neutralizimi i 2 terroristëve më 23 tetor në zonën rurale të Artuklusë (Mardin) është mundësuar pas transferimit të pamjeve në kohë reale tek njësitë operacionale në terren nga droni “UÇBEY” (i prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me mundësi vendore dhe kombëtare dhe që ka aftësi të bëjë ngritje dhe ulje vertikale, dron VTOL). Kjo është hera e parë që ky dron përdoret në terren nga forcat turke të sigurisë.

Vatan” - Ata caktuan një datë për trenin elektrik kombëtar

Synohet që treni kombëtar elektrik, për të cilin kanë përfunduar testet e fabrikës, të lëvizë në shina në 2022. Tre komplete me trena të shpejtë (160 km në orë) do t'i dorëzohen vitin e ardhshëm ndërmarrjes "TCDD Taşımacılık AŞ".



Lajme të ngjashme