Shtypi turk 03.08.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 3 gusht 2021:

1684755
Shtypi turk 03.08.2021

 

"Haber Turk": Erdogan, stabiliteti në Tunizi është gjithashtu i rëndësishëm për rajonin

Në një telefonatë me Presidentin tunizian Kays Said, i cili pezulloi punën e Parlamentit në vendin e tij, Presidenti Recep Tayyip Erdogan vuri në dukje se stabiliteti i Tunizisë dhe paqja e brendshme janë vendimtare për mirëqenien e rajonit. Erdogan tha se është shumë e rëndësishme mbrojtja e demokracisë në Tunizi, garantimi i lirive dhe respektimi i sundimit të ligjit.

"Vatan": Erdogan falënderon Presidentin kroat Milanoviq

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij kroat Zoran Milanoviq. Erdogan e falënderoi Milanoviqin për ngushëllimet e tij Turqisë për zjarret në pyje dhe për solidaritet dhe mbështetje në shuarjen e zjarrit. Kreu i shtetit turk tha se marrëdhëniet e aleancës janë bërë më kuptimplote në ditë të tilla.

"Yeni Safak": Rekord historik në eksporte

Eksportet e Turqisë shënuar rritje me 35% në janar-korrik në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe me rritje 16,4 për qind arritën në 121,4 miliardë dollarë në krahasim me periudhën para epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19). Eksportet në 12 muajt e fundit janë rritur në 201,5 miliardë dollarë, duke shënuar një rekord të ri historik të Republikës. Për herë të parë, kufiri prej 200 miliardë dollarësh është tejkaluar.

"Hurriyet": Shpikje revolucionare nga shkencëtarja turke

Shkencëtarja turke Rabia Tugce Yazicigil ka zhvilluar një kapsulë me madhësinë e qiqrave që mund të gëlltitet për diagnozë endoskopike, duke dërguar të dhëna pa tel. Shpikja, e cila shërben për të diagnostikuar sëmundjet e zorrëve dhe sistemit tretës, do të sjell lehtësi në shumë fusha, veçanërisht në endoskopinë. Kapsula mund të identifikojë njëkohësisht shenjat e sëmundjes dhe të njoftojë celularin kur kalon nëpër aparatin tretës pas gëlltitjes. Me këtë kapsulë është e mundur diagnostikimi i hershëm i shumë sëmundjeve.

"Sabah": Koreja e Jugut rivalja e kombëtares turke në volejboll

Koreja e Jugut është kundërshtarja në çerekfinale e kombëtares turke në volejboll për gratë në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio. Ekipi kombëtar përfundoi i treti në Grupin B dhe u ndesh me Korenë e Jugut, e cila përfundoi e treta në Grupin A. Ndeshja çerekfinale e ekipit kombëtar do të fillojë në orën 03:00 me kohën turke të mërkurën më 4 gusht.



Lajme të ngjashme