Shtypi turk 27.07.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 27 korrik 2021:

1680794
Shtypi turk 27.07.2021

“Hurriyet”: Turqia nuk do të marrë përsipër një valë të re migrimi

'Turqia nuk do të vuan pasojat e një krize migrimi masiv nga rajoni dhe nuk do të marrë përsipër një valë të re’, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Tanju Bilgiç, duke iu referuar deklaratës së Kancelarit austriak Sebastian Kurz se Turqia është vendi i duhur për refugjatët afganë. Ai tha se Austria duhet gjithashtu të sigurojë mbrojtje ndërkombëtare për azilkërkuesit afganë në përputhje me detyrimet e saj ndërkombëtare dhe rregullat e Bashkimit Evropian (BE).

“Sabah”: Turqia qëndron me popullin tunizian

Bota dhe të ashtuquajturit apostuj të demokracisë kanë demonstruar edhe një herë standardin e tyre të dyfishtë duke heshtur për ndërhyrjen në demokraci në Tunizi. Turqia dënoi përpjekjen për grushtshtet që në minutën e parë që mori lajmin se kompetencat e Parlamentit tunizian ishin pezulluar dhe tha se është pranë popullit tunizian.

“Yeni Safak”: Dokumentari i TRT-së thyen rekordet e shikimit

Dokumentari 'Mahrem', i cili tregon strukturën private të errët të organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe të panjohurat në procesin që çoi në përpjekjen tradhtare të grushtshtetit më 15 korrik 2016, u takua me audiencën e saj në ekranet e kanalit “TRT 1”. Episodi i parë i dokumentarit në fjalë, i cili do të transmetohet në 10 episode, theu rekorde shikimi, ndërsa videot e postuara në YouTube u shikuan nga miliona njerëz.

“Haber Türk”: Besimi në ekonomi është në nivelin më të lartë të 9 viteve të fundit

Indeksi i Besimit të Sektorit Real, i cili përbëhet nga elementët e rëndësishëm si prodhimi, eksporti, punësimi dhe investimet kapitale fikse, u rrit me 1.8 pikë në korrik dhe arriti nivelin më të lartë në 9 vjetët e fundit me 114.8 pikë. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2012.

“Vatan”: Rekord i shkëlqyeshëm në dy ditë nga aeroporti “Sabiha Gokçen”

Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit “Sabiha Gokçen” ka shënuar një rekord të ri. Aeroporti ofroi shërbime për 106.463 pasagjerë të shtunën (24 korrik) dhe 110.420 pasagjerë të dielën (25 korrik). Me gjithsej 216.883 pasagjerë në fundjavë, u arrit statistika më e lartë ditore e pasagjerëve për vitin 2021.



Lajme të ngjashme