Shtypi turk 16.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 16 qershor 2021:

1659027
Shtypi turk 16.06.2021

Sabah” - Erdogan dhe Aliyev nënshkruan Deklaratën e Shushas

Në Shusha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev nënshkruan Deklaratën e Shushas. Erdoani në fjalën e tij deklaroi se Karabaku kaloi në duart e pronarëve të vet dhe dha lajmin e mirë se "Turqia planifikon të hapë në Shusha një Konsullatë të Përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur".

Hürriyet” - Aliyev i dha Haluk Bayraktarit Dekoratën e Karabakut

Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit Erdogan në Azerbajxhan, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i dha drejtorit ekzekutiv të kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar Dekoratën e Karabakut me motivacionin për rolin e rëndësishëm që luajtën dronët e armatosur (SIHA) të prodhuar nga “Baykar” në fitoren e Karabakut.

Yeni Şafak” – Lëvdata për Selçuk Bayraktar nga shtypi gjerman

Gazeta “Handelsblatt” që del në Gjermani ka vlerësuar drejtorin teknik të kompanisë “BAYKAR”, Selçuk Bayraktar në një artikull që ka botuar lidhur me dronët e armatosur të Turqisë (SIHA). "Biznesmeni turk 41-vjeçari Selçuk Bayraktar, siguroi që vendi i tij të zotëronte karta më të mira në luftërat e mundshme dhe arriti të zemërojë fqinjin e tij, Rusinë", komenton  “Handelsblatt” në artikullin e saj.

Haber Türk” - Turqia ngjitet në renditjen botërore të hidrocentraleve

Ndërsa Turqia në Evropë vazhdon të kryesojë me 2.480 megavat kapacitet të ri të instaluar në prodhimin e energjisë nga hidrocentralet vitin e kaluar, në botë ajo është renditur e dyta.

Star” - Një mundësi e rëndësishme për Turqinë

Cristian Carraretto, Zëvendësdrejtori për Ekonominë e Gjelbër dhe Aksionet Klimatike në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tha: “Aktualisht, kërkesa për hidrogjen vjen kryesisht nga Evropa. Në këtë aspekt, hidrogjeni mund të prodhohet në Turqi dhe të shitet në Evropë”.



Lajme të ngjashme