Shtypi turk 15.06.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 15 qershor 2021:

1658055
Shtypi turk 15.06.2021

“Vatan”: Presidenti Erdogan: Me Biden ramë dakord

Presidenti Recep Tayyip Erdogan konfirmoi të hënën se kishte pasur një takim shumë të dobishëm me Presidentin amerikan, Joe Biden. “Ne kemi rënë dakord të përdorim kanale të drejtpërdrejta të dialogut në mënyrë efektive dhe të rregullt për rajonet që ndjehet nevojë”, tha Erdogan.

“Star”: Erdogani i shpall botës: Nuk kemi marrë mbështetjen e pritur

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i dërgoi të hënën NATO-s një videomesazh (në kuadër të Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s). “Ne neutralizuam gati 4.000 terroristë të DAESH-it në operacionet tona ndërkufitare. Për fat të keq, ne nuk morëm mbështetjen dhe solidaritetin që prisnim nga aleatët dhe partnerët tanë në luftën tonë kundër të gjitha formave të terrorizmit”, u shpreh Presidenti Erdogan.

“Hürriyet”: Gjallërohet trafiku ajror në Antalie

Në Antalia në 8 ditë erdhën 120 mijë turistë. Drejtori i Përgjithshëm në “Fraport TAV” në Aeroportin e Antalies, Bilgihan Yılmaz deklaroi se është rritur numri i udhëtarëve që vijnë nga Gjermania, Ukraina dhe Polonia.

Sabah”: Do të vijë treni elektrik kombëtar

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu në lidhje me trenin elektrik kombëtar, tha: "Do të kalojnë testet e sigurisë dhe akomoditetit të udhëtimit nën kontrollin e institucioneve të akredituara. Ne do ta vendosim trenin tonë në shërbim këtë vit."

“Haber Türk”: Rritet prodhimi dhe eksporti në automobilistikë

Prodhimi i automobilave për periudhën janar-maj 2021 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 28% duke arritur në 532 mijë e 441 automobila. Edhe eksporti duke u rritur me 18% arriti në 391 mijë e 70 automobila.



Lajme të ngjashme