Shtypi turk 05.05.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 5 maj 2021:

1634523
Shtypi turk 05.05.2021

“Vatan”Ushtarët turq zbarkojnë në zonën që konsiderohej “e padepërtueshme”

Në kuadër të operacioneve “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” kundër organizatës terroriste separatiste PKK në veri të Irakut, ushtarët turq zbarkuan në Zendure – një kodër me rëndësi strategjike në rajon, të cilën Kandili dhe mbështetësit e tij e konsideronin “të padepërtueshme”. Hapësirat e bazës terroriste u vunë nën kontroll. Nga këtu, terroristët përpiqeshin herë pas here që të infiltroheshin në zonat e bazave ushtarake në kufirin turk.

“Hürriyet”Prania e Turqisë në Libi është e rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, deklaroi se Turqia vazhdon aktivitetet e saj në Mesdheun Lindor sipas marrëveshjes me Libinë për juridiksionin detar. “Përpjekjet e Greqisë për të anashkaluar këtë marrëveshje janë të kota”, shtoi Akar duke theksuar se prania e Turqisë në Libi është me rëndësi jetike për mbrojtjen e të drejtave, lidhjeve dhe interesave në Mesdheun Lindor.

“Yeni Şafak”Rritet familja eksportuese e Turqisë

Rritja e numrit të bizneseve me aktivitet në fushën e eksporteve luan një rol me peshë madhore në ecurinë e Turqisë në këtë drejtim. Gjatë muajit prill, 2 mijë e 444 firma eksportuan për herë të parë. Në katër muajt e parë të këtij viti, 6 mijë e 788 sipërmarrje realizuan eksporte me vlerë totale prej 345 milionë dollarësh. Kompanitë që sapo kanë filluar të eksportojnë, patën një ndikim të rëndësishëm në rekordet e thyera nga eksportet muajt e fundit.

“Star”Azerbajxhani shkatërron objektivat armike me dronë turq

Ushtria azerbajxhanase zhvilloi një stërvitje me mjete ajrore luftarake pa pilot “Bayraktar”, të prodhuar nga Turqia. Imazhet e shpërndara nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tregonin nxjerrjen e dronëve luftarakë “Bayraktar” nga hangari, vendosjen e tyre në pistë, kontrollimin dhe furnizimin e tyre me karburant nga personeli përkatës. Më pas, dronët luftarakë turq u ngritën në ajër si pjesë e stërvitjes dhe zbuluan e shkatërruan një për një objektivat armike të simuluara.

“Sabah”“Turkish Airlines” rritet pavarësisht pandemisë

Kompania e Linjave Ajrore Turke (THY) njoftoi fitim në tremujorin e parë të këtij viti, periudhë në të cilën gjigantët botërorë regjistruan humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). “Ne do të vazhdojmë fuqizimin tonë në qiell”, deklaroi Ilker Ayci, president i Bordit Ekzekutiv të “Turkish Airlines”, duke bërë publik bilancin e kompanisë për harkun kohor janar-mars. Vlen të theksojmë se “Lufthansa” dhe “Swiss Air” njoftuan përkatësisht 1 miliard dhe 350 milionë euro humbje gjatë 3 muajve të parë të vitit 2021.



Lajme të ngjashme