Shtypi turk 20.04.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 20 prill 2021.

1624792
Shtypi turk 20.04.2021

"Haberturk": Deklarata të rëndësishme nga Zëdhënësi i AK Partisë Omer Çelik

Omer Çelik, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kritikoi qëndrimin e Greqisë ndaj refugjatëve, duke thënë: "Elementët e Rojës Bregdetare Greke zyrtarisht kanë bërë përpjekje për të kryer masakër duke derdhur benzinë mbi emigrantët dhe duke u përpjekur t’i djegin ata. ashtu siç kanë bërë kasapët serbë dhe siç është bërë në Ruandë. Sikur heronjtë tanë të mos ndodheshin atje, Mesdheu do të bëhej një varr për të gjithë këta njerëz. Ju së pari çlironi demokracinë tuaj nga ujërat e Mesdheut dhe pastaj flisni."

"Star": Bota mbetet e habitur nga baza e lëvizshme e zhvilluar për Forcat e Armatosura Turke

Baza e lëvizshme e zhvilluar për Forcat e Armatosura të Turqisë, e cila u vlerësua shumë lartë nga autoritetet e huaja duke mirëpritur stërvitje të NATO-s, jo vetëm që siguron mbrojtje kundër kërcënimeve balistike, por gjithashtu ajo siguron për ushtarët mundësi komunikimi dhe të transferimit të të dhënave si dhe hapësira për t’u përdorur si zyra. Një bazë e tillë mund të montohet e gjitha për më pak se 15 minuta, përfshi çadrat që lidhen me 10 kontejnerë si dhe pajisjet e duhura. Komunikimi i sigurt në këtë bazë komandim-kontrolli realizohet me 3 linja që kanë infrastrukturë të përforcuar me fibra optike dhe të zhvilluar për sigurinë kibernetike.

"Sabah": Niveli i energjisë së ripërtëritshme po afron në 100 për qind

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez njoftoi se "97.9 për qind e energjisë së instaluar në tremujorin e parë përbëhej nga burime të ripërtëritshme të energjisë", duke theksuar se niveli i energjisë së ripërtëritshme në fuqinë e instaluar po i afrohet 100 për qindëve.

"Yeni Safak": Turistët rusë të vendosur të pushojnë në Turqi

Maya Lomidze, presidente e Shoqatës Ruse të Operatorëve Turistikë (ATOR), shpjegoi se shumica e turistëve rusë që nuk do të jenë në gjendje të pushojnë në Turqi në prill dhe maj për shkak të pezullimit të fluturimeve nga Rusia nuk kanë ndryshuar destinacionet e tyre, por janë duke pritur për data të tjera për të ardhur në Turqi.

“Hurriyet”: Federata Turke e Futbollit (TFF) deklaroi se iniciativa e Superligës Evropiane është e papranueshme

"Ne e konsiderojmë të papranueshme këtë përpjekje të pakuptimtë për të rrezikuar të ardhmen e futbollit botëror," deklaroi Federata Turke e Futbollit (TFF), duke theksuar se ata po ndjekin me shqetësim të madh zhvillimet në lidhje me projektin e Superligës Evropiane, i cili është njoftuar nga disa klube të Evropës.



Lajme të ngjashme