Shtypi turk 02.03.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e martë, 2 mars 2021:

1593496
Shtypi turk 02.03.2021

Yeni Şafak” - Presidenti Erdogan: Filloi normalizimi i kontrolluar

Pas mbledhjes së Kabinetit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri deklarata lidhur me masat e koronavirusit. Erdoani deklaroi se 81 provincat e vendit janë ndarë në katër grupe sipas numrit të rasteve, kufizimet e fundjavës do të hiqen në provincat me rrezik të ulët dhe të mesëm dhe do të vazhdojnë të mbeten në fuqi për ditët e diela në provincat me rrezik të lartë dhe shumë të lartë.

Sabah” - Vlerësimi i rritjes ekonomike nga ministri Elvan: Jemi një ndër vendet e rralla

Ekonomia e Turqisë regjistroi rritje vjetore prej 1,8 për qind në 2020 dhe 5,9 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ministri i Thesarit dhe Financave, Lytfi Elvan (Lütfi Elvan) bëri një deklaratë lidhur me të dhënat e rritjes ekonomike të vendit. "Ne jemi bërë një nga vendet e pakta që e mbyllën me rritje vitin 2020, një vit i karakterizuar nga kriza globale e shëndetit”,- tha ministri.

Haber Türk” – Trageti më i gjerë elektrik i prodhuar në Turqi është testuar me sukses në Norvegji

Ambasadori i Norvegjisë në Ankara, Erling Skjonsberg postoi në llogarinë e tij të rrjetit social pamje nga trageti turk. Ambasadori Skjonsberg e shoqëron postimin me këtë shënim: "Trageti më i gjerë elektrik në botë i prodhuar në Turqi “NB42” u testua me sukses në ujërat norvegjeze". 

Star” - Fushata e bojkotit kundër produkteve franceze bëri efekt! Ata falënderuan Turqinë

Sheik Sağir, një anëtar i Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, ka theksuar se fushata e bojkotit kundër produkteve franceze ka qenë efektive dhe falënderoi administratën e Turqisë dhe Pakistanit për reagimet e ardhura nga të dyja vendet.

Vatan” – Aplikim në UNESCO për përfshirjen e liqenit Salda në listën e trashëgimisë natyrore botërore

Në Organizatën e OKB-së për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) është aplikuar për ta njohur liqenin Salda, që ndodhet në nënprefekturën Yeşilova të Burdurit, si 'trashëgimi natyrore botërore'. Në kërkesën e bërë nga Shoqata e Ruajtjes së Liqenit Salda, u theksua se liqeni i Saldës duhet të mbrohet, dhe u vu në dukje që liqeni është i rëndësishëm në aspektet ekologjike dhe shkencore.



Lajme të ngjashme